Alergjitë pranverore janë reagime të sistemit imunitar ndaj polenit të pemëve, barërave dhe bimëve që lulëzojnë gjatë stinës së pranverës. Simptoma si teshtima, irritim i syve, fyti i acaruar dhe vështirësi në frymëmarrje janë të zakonshme për shumë persona gjatë kësaj periudhe.
Kur organizmi i ekspozohet ndaj grimcave të polenit, ai prodhon histaminë, e cila shkakton këto simptoma të pakëndshme. Përveç trajtimit me medikamente, disa ushqime mund të ndihmojnë në lehtësimin e gjendjes dhe forcimin e imunitetit.
Ushqimet që ndihmojnë kundër alergjive sezonale:
– Mjalti, i njohur për vetitë anti-inflamatore.
– Xhenxhefili dhe qepa përmbajnë kuercetinë, që ndihmon në reduktimin e inflamacionit.
– Salmoni, i pasur me omega-3, ndihmon në lehtësimin e simptomave.
– Ananasi përmban bromelainë, një enzimë që ndihmon në kontrollin e alergjisë.
– Shafrani i Indisë (kurkuma) ka efekte anti-inflamatore dhe forcon imunitetin.
– Agrumet janë të pasura me vitaminë C, ndihmojnë në përballimin e simptomave.
– Uthulla e mollës, konsumi i përditshëm i saj mund të ndihmojë në lehtësimin e alergjive.
– Drithërat si orizi, quinoa dhe misri rekomandohen për të shmangur produktet e grurit që mund të përkeqësojnë alergjitë.
Këshilla për të shmangur kontaktin me polenin:
– Qëndroni brenda në ditët me nivel të lartë poleni.
– Mbani dritaret mbyllur, sidomos në mëngjes.
– Përdorni maska dhe syze kur dilni jashtë.
– Ndërroni rrobat dhe lajeni fytyrën kur ktheheni në shtëpi.
– Përdorni pastrues ajri dhe konsultohuni me mjekun për trajtime të përshtatshme.
Kombinimi i një diete të kujdesshme dhe masave parandaluese mund të ndihmojë ndjeshëm në përballimin e alergjive pranverore.