Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael doli me një njoftim për qytetarët kosovarë që ndodhen aktualisht në Izrael, nën dritën e përkeqësimit të situatës së sigurisë në vend dhe rajon. Institucionet u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme e të qëndrojnë në vende të sigurta, deri në një përmirësim të situatës.
Njoftim për qytetarët e Republikës së Kosovës në Izrael
Duke marrë parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë në Izrael dhe rajon, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael, këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që ndodhen aktualisht në Izrael, që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në vende të sigurta.
Ju lutemi të ndiqni me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes së Brendshme të Izraelit, të cilat mund t’i gjeni në linkun: https://www.oref.org.il/eng
☎️ Për çdo pyetje apo nevojë për ndihmë, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael në numrin:
+972 (0) 586 340 450.