I ftuar në studion e “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ka qenë gazetari i njohur Bledi Mane. Ai ka folur më shumë mbi banorët e “Big Brother VIP 4”, pa kursyer opinionet e tij ndaj tyre…
Amber në vetvete më ngjason me batutat e Erjola Doçit, si puna e ‘hallvës’ apo e ‘xhindeve’. Dhe Amber është e njëjta gjë, është alegria e shtëpisë. Me hyrjen e Gjestit, besoj se do të jenë dy pole interesante që do të luftojnë njëri-tjetrin me ironi. Janë të dy i njëjti karakter. Edhe nëse bashkëpunojnë, do bashkëpunojnë në mënyrë të sforcuar. Kështu që më mirë të jenë kundërshtarë, ta kenë përballë njëri-tjetrin. Vetëm se mendoj se do të lënë në hije pastaj dyshen Rozana Radi-Gerta Gixhari.
Laert Vasili është ujk i vjetër, nuk ka intensitetin që të bëjë zhurmë, por kur bën, lë gjurmë.
G-Bani shumë interesant, na ka zhgënjyer për mirë të gjithëve.
A mund të bëhet Amberi çift me ndokënd aty brenda?
Atë uroj, sinqerisht. Me Jozin.