Bota Gossip

Andrew Tate i drejtoi armën në fytyrën një gruaje, zbardhen dokumentat e Gjykatës!

Vëllezërit kontrovers, Andrew dhe Tristan Tate, janë kthyer në Rumani nga Shtetet e Bashkuara, teksa po akuzohen nga autoritetet rumune për trafikim me qenie njerëzore dhe krime të tjera. “Ne kemi ardhur këtu për të dëshmuar pafajësinë tonë sepse e meritojmë që ta kemi ditën tonë në gjykatë”-tha Andrew Tate para gazetarëve jashtë shtëpisë së tij në Voluntari, afër Bukureshtit. Vëllezërit, që kanë pasaporta britanike dhe amerikane, përballen me disa akuza në Rumani, përfshirë trafikimin me qenie njerëzore dhe krijimin e një grupit të organizuar kriminal.

Andrew Tate akuzohet edhe për përdhunim. Sipas prokurorëve, ata kishin rekrutuar disa gra dhe i kishin detyruar që të krijonin përmbajtje pornografike, nga e cila përmbajtje ata kishin fituar shuma të mëdha parash. Dy vëllezërit i mohojnë akuzat. Tate ndërkaq i drejtoi një armë në fytyrë një gruaje dhe i tha asaj të bënte siç tha ai, sipas dokumenteve të gjykatës së shkallës së parë nga Sky News. Influencuesi i diskutueshëm i mediave sociale dyshohet se i tha asaj: “Unë jam një shef, ju do të bëni siç them unë ose do ta paguani duke shkuar në ferr”. Gruaja, e cila punonte për Tate në biznesin e tij të videove në internet, pretendon se ai e kërcënonte atë çdo ditë.

Ajo është një nga katër gratë që kanë ngritur një padi civile kundër Tate në MB, me akuza që përfshijnë përdhunim, sulm dhe kontroll me forcë. Një zëdhënës i Tate tha se ai i mohon kategorikisht akuzat. Në një deklaratë, zëdhënësi tha: “Z. Tate mohon kategorikisht këto akuza të paprovuara”. “Konkretisht, ai mohon të ketë kërcënuar ndonjëherë dikë me armë zjarri, të përfshihet në veprime jo konsensuale ose të ketë lënduar ndonjë individ në dëm fizik ose psikologjik. Këto janë pretendime civile, të ngritura vite pas ngjarjeve të supozuara dhe pas një vendimi të CPS (Prokuroria e Kurorës) për të mos ndjekur kallëzime penale”-vijoi më tej zëdhënësi.