Rajoni

Angela Merkel viziton sot Shkupin

Pas shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg e Kancelarit Austriak, Sebastian Kurz, sot Shkupin e viziton Kancelarja Gjermane, Angela Merkel. Në fokus janë thirrjet drejtuar qytetarëve që të marrin pjesë në referendumin e 30 Shtatorit për Emrin me Greqinë. Marrëveshja me Athinën u firmos në Prespë, më 17 Qershor të këtij viti e tashmë fjalën e fundit e kanë qytetarët e Maqedonisë.