Aktualitet Politikë

Ankimi i Ramës për Ballukun në Kushtetuese, mbledhja e gjyqtarëve vendos në 4 dhjetor!

Mbledhja e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese do të mblidhet ditën e enjte, në 4 dhjetor, për të diskutuar mbi kërkesën e qeverisë për çështjen e Belinda Ballukut.

Të enjten do të vendoset nëse do të kalohet apo jo për shqyrtim kërkesa e qeverisë.

LEXO EDHE: “50 milionë euro të vjedhura”, Berisha: Balluku dhe Rama i ndanë bashkë paratë!

Gjykata Kushtetuese kaloi për shqyrtim ankimimin e qeverisë për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si zv.kryeministre dhe kryeministre, me vendim të Gjykatës së Posaçme, GJKKO. Treshja e gjyqtarëve vendosi kalimin në seancë plenare, ndërkohë që  janë mbledhur për të marrë një vendimmarrje mbi kërkesën paraprake të qeverisë, për pezullimin e vendimit të GJKKO-së për Ballukun, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Kushtetuesja.

Vetë Balluku ankimoi në Apel vendimin e GJKKO-së që i caktoi dy masa sigurie, pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë shtetit. Ndërkaq është marrë e pandehur për shkeljet me tenderin 190 milion euro të Tunelit të Llogarasë, si edhe është nën hetim po për shkelje, me tenderin 20 milion euro për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.

LEXO EDHE: Bardhi: Rama pranoi se është palë në procesin gjyqësor të Ballukut, njësoj si në aferën e Tunelit të Llogarasë!

Përveç Ballukut, masën e sigurisë e ankimoi në Apelin e Posaçëm edhe drejtori i KESH-it, Erald Elezi, ndaj të cilit GJKKO-ja ka caktuar “Arrest në shtëpi”. I akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, masa iu caktua për dy tenderët me vlerë 210 milion euro. Elezi ka qenë drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në ARRSH në kohën e tenderit të Llogarasë, si dhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për të Unazës së Madhe.