Showbiz

Anulimi i Eurovizionit, ja ku do t’i shohim artistët e të gjitha shteteve

Pak ditë më parë organizuesit e Festivalit Europian konfirmuan anulimin e tij këtë vit por mesa duket artistët do t’i shohim duke performuar.

Eurovizioni këtë vit do të mbahet në Rotterdam në datat 12, 14 dhe 16 maj por për shkak të pandemisë gjithçka është anuluar ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me konkurrentët dhe a do të jenë sërish pjesë e tij vitin e ardhshëm.

Megjithatë, artistët e 41 shteteve pjesëmarrëse do të japin një performancë të këngëve me të cilën do të konkurronin në festival.

Secili këngëtar do të interpretojë nga shteti i tyre për nder të të gjithë të prekurve nga Koronavirusi. Të njejtën gjë do të bëjë edhe Arilena Ara e cila vetëm pak ditë më parë dha një koncert recital nga sheshi Nënë Tereza.