Aktualitet

Apeli i Posaçëm rrëzon ish-deputetin Jurgis Çyrbja!

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi kërkesën e Jurgis Çyrbjas për shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”. Vendimi u mor sot, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka, Florjan Kalaja dhe Tereza Merkaj.

Kërkesa e të pandehurit kishte si objekt shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar me vendimin nr. 126, datë 20.10.2024 të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe verifikuar me vendimin nr. 129, datë 22.10.2024 të Apelit të Posaçëm, me argumentin e përfundimit të dënimit të dhënë me vendimin nr. 68, datë 03.11.2025 të së njëjtës gjykatë të Shkallës së Parë.

Pas shqyrtimit, Apeli vendosi rrëzimin e kërkesës së Jurgis Çyrbjas.

Çyrbja u dënua më 3 nëntor 2025 me 3 vjet burg për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit, por me gjykim të shkurtuar vuajti 2 vite.

Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për dy legjislatura dhe ka dhënë dorëheqjen nga mandati në tetor të vitit 2024, në kohën kur hetimet e SPAK-ut kishin hyrë në fazën përfundimtare.