Apple mund të përballet me një presion edhe më të madh rregullator brenda Bashkimit Evropian në të ardhmen e afërt. Sipas Aktit të Tregjeve Digjitale (DMA), Apple është e detyruar të raportojë çdo shërbim që arrin pragun për të ashtuquajturin “status të rojës”, të cilat janë shërbime me më shumë se 45 milionë përdorues aktivë të BE-së. Sipas dokumenteve të reja, Apple tani ka njoftuar Komisionin Evropian se Apple Maps dhe Apple Ads e përmbushin këtë prag.
BE-ja tani ka 45 ditë për të përcaktuar nëse këto dy shërbime janë mjaftueshëm dominuese. Nëse po, Apple do të duhet t’i sjellë Maps dhe Ads në përputhje me një sërë rregullash më të rrepta të ndërveprimit dhe konkurrencës. Marrëveshja themeluese prej tre faqesh e Apple, e nënshkruar nga Steve Jobs, Steve Wozniak dhe Ron Wayne, do të shitet në ankand dhe pritet të arrijë çmimin prej miliona dollarësh.
Kontrata me shkrim që zyrtarizon themelimin e Kompanisë së Kompjuterëve Apple, siç njihej fillimisht në vitin 1976, do të ofrohet në ankand, ku pritet të arrijë deri në katër milionë dollarë. Siç raporton Apple Insider, shtëpia britanike e ankandeve Christie’s, do ta prezantojë dokumentin trefaqësh në ankand në fillim të vitit 2026.
Ndërkaq, sipas raportimeve, iOS 27 do të përqendrohet në përmirësimin e performancës dhe avancimin e veçorive me inteligjencë artificiale. Në vend që të prezantojë shumë funksione të reja dhe “showy”, Apple planifikon të pastrojë aplikacionet e panevojshme (bloatware), të eliminojë gabimet dhe të përmirësojë cilësinë e përgjithshme të platformës.
Sipas analistit Mark Gurman, prioritetit kryesor i këtij versioni do të jenë stabiliteti, perfomanca bazë më e lartë dhe përmirësime në inteligjencën artificiale. Pas edition-it të mëparshëm që solli dizajnin “Liquid Glass” dhe ku veçoritë AI s’morën pritshmëritë e plota, Apple synon të rrisë përvojën e përdoruesit përmes optimizimeve dhe përmirësimeve të funksionaliteteve themelore. Kompania po punon që AI‑ja e saj të integrohet në më shumë aplikacione, duke përfshirë edhe motorin e kërkimit në internet.