Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Formula 1 sapo ka bërë pit stop-in më të madh në historinë e transmetimeve: Apple është partneri i ri ekskluziv për F1 në Amerikë! Po, që nga viti tjetër, çdo garë, çdo sprint dhe çdo dramë me Hamilton, Verstappen e Leclerc do të kalojë vetëm në Apple TV.
E imagjinon? Në vend që të kërkosh kanale nëpër kabllo, thjesht hap Apple TV dhe bam — Monaco në 4K me Dolby Vision, komentatorët me audio “spatial” që ndihet sikur po të bërtasin nga boksi.
E gjitha kjo vjen pas suksesit të çmendur të filmit “F1: The Movie” me Brad Pitt, që theu çdo rekord — filmi sportiv më fitimprurës në histori. Mesa duket, me ne fund Apple e kuptoi që tifozët janë të çmendur pas shpejtësisë dhe tha: “Okay, po blejmë gjithë sportin.”
Sipas marrëveshjes pesëvjeçare, çdo seancë trajnimi, kualifikimi dhe garë do të jetë në Apple TV. Dhe për ta bërë më “Apple style”, F1 do të lidhet me Apple News, Maps, Music, madje edhe Fitness+ — sepse pse jo, pse të mos djegësh kalori ndërsa sheh Verstappen të marrë kthesat?
Eddy Cue i Apple tha se “2026 do të jetë një epokë e re për F1”, dhe Stefano Domenicali i Formula 1 u përgjigj: “Po bashkojmë dy superfuqi: motorin më të shpejtë dhe kompaninë më të pasur.” Në përkthim të lirë: Netflix, Amazon, shtrëngoni rripat.
F1 tashmë ka 52 milion tifozë në SHBA, gjysma femra dhe shumica Gen Z. Apple e di çfarë po bën — po e kthen sportin më teknik në serialin më cool të planetit.
Pra, gati? Nga viti tjetër, “Lights out and away we go!” do të thotë Siri.