Tech

Apple vjen me ndryshim të madh, çfarë duhet të dini për modelet e reja të iPhone!

Modelet e reja të iPhone do të lançohen në dy faza, gjatë periudhave të ndryshme të vitit. Në vend që të zgjidhni midis katër modeleve të reja të iPhone çdo vjeshtë, në të ardhmen mund t’ju duhet të zgjidhni midis tre iPhone-ve të rinj si në pranverë ashtu edhe në vjeshtë. Apple po planifikon të ndryshojë ciklin e lançimit të smartfonëve, duke filluar me modelin iPhone 18 në vitin 2026. Fillimisht do të prezantohen modelet më të shtrenjta.

Kjo do të thotë që modelet Pro do të vazhdojnë të shfaqen gjatë gjithë vjeshtës, ndërsa modelet standarde të iPhone do të shtyhen për në pranverë. Kjo përfaqëson një ndryshim të madh në orarin aktual të lansimit të telefonave të Apple, por sugjeron që kompania nga Cupertino mund të jetë duke bërë vend për modele të tjera, siç është një iPhone i palosshëm. Nëse këto raporte rezultojnë të sakta, Apple duhet të lansojë iPhone 18 Pro, iPhone 18 Pro Max dhe ndoshta një iPhone të palosshëm në vjeshtën e vitit 2026, ndërsa iPhone 18 standard, iPhone 18 Slim dhe iPhone 18e do të mbërrijnë në pranverën e vitit 2027. 

Ndërkaq, Apple thotë se po e zhvendos prodhimin e shumicës së iPhone-ve dhe pajisjeve të tjera të shitura në Shtetet e Bashkuara larg Kinës, e cila ka qenë në fokus të tarifave të presidentit amerikan, Donald Trump. Shumica e iPhone-ve të destinuar për tregun e SHBA-së në muajt e ardhshëm do të prodhohen në Indi, ndërsa Vietnami do të jetë një qendër e madhe prodhimi për artikuj të tillë si iPad-et dhe Apple Watches, tha Drejtori Ekzekutiv Tim Cook. Gjigandi i teknologjisë vlerëson se taksat e importit të SHBA-së mund të shtojnë rreth 900 milionë dollarë në shpenzimet e tij në tremujorin aktual, pavarësisht vendimit të Trump për të kursyer elektronikën kryesore nga tarifat e reja.