Bota

Argjentina përsëri në krizë

Presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri njoftoi masa të reja shtrënguese në një përpjekje për të ndalur trazirat ekonomike në vend. Ato përfshijnë ngritjen e taksave të eksportit për drithërat dhe pakësimin e numrit të ministrive të qeverisë, të nxitura nga një rënie prej 16% e vlerës së pesos javën e kaluar. Kriza e monedhës së Argjentinës po e detyron qeverinë të kërkojë marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të përshpejtuar një program kredie prej 50 miliardë dollarësh.