Celebrities Film & Tv Showbiz

“Argylle”, gjithçka që dimë për filmin e parë të Dua Lipa-s!

Jo vetëm këngëtare por Dua Lipa-n tanimë do t’a shikojmë edhe si aktore. Bukuroshja do të jetë pjesë e filmit të ri me spiunë të regjisorit Matthew Vaughn, “Argylle”. Nuk dihen shumë detaje rreth rolit që ylli i hitit “Don’t Start Now” do të ketë në këtë projekt, por publikut tashmë i janë ofruar pamjet e para të filmit përmes një traileri 8 sekondash teksa Lipa shihet në shoqërinë e kolegut të saj, Henry Cavill.

Krahas këngëtares, në “Argylle” luajnë edhe aktorët si Henry Cavill, Bryce Dallas Howard, Sam Rockwell, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, Ariana DeBose, John Cena dhe Samuel L.Jackson.

“Argylle” është adaptuar nga romani me të njëjtin emër i autores Ellie Conway, i cili do të botohet në vitin 2022. Ai rrëfen historinë e spiunit më të mirë në botë, Argylle, përmes aventurave të tij anembanë globit. Mendohet se do të realizohen 3 filma gjithsej të cilët do të xhirohen nëpër shtete të ndryshme. Ende nuk është konfirmuar data e lançimit të filmit, por platforma “Apple TV+” ka bërë të ditur se ai do të jetë në dispozicionin e publikut shumë shpejtë.

Ndërkaq, rikujtojmë se një grup reggae, ‘Artikal Sound System’ ka ngritur një padi për shkelje të të drejtave të autorit kundër Dua-s, pasi ajo thuhet se ka kopjuar këngën e tyre për hitin “Levitating”. ‘Artikal Sound System’ pretendon se kënga “Levitating”, është një ripjesë e drejtpërdrejtë e këngës së tyre “Live Your Life”. Kënga u publikua në vitin 2017 dhe në padi thuhet se skuadra e Lipa-s e dëgjoi këngën e tyre në vitin 2020 dhe kopjoi në mënyrë flagrante melodinë gjatë shkrimit të këngës.

Ylli i hitit “Levitating” ka treguar se do të jetë prezente në Kosovë për festivalin “Sunny Hill”, që do të organizohet pas dy vitesh mungesë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Neve nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim verën përsëri dhe padiskutim të presim edhe vizitën e këngëtares sonë të dashur e cila githmonë nuk harron që ta lartësojë kudo vendin tonë dhe bukuritë e tij të pafundme.