Këngëtarja e famshme rrëfen fakte të detajuara për jetën e saj seksuale në albumin më të ri ‘Positions’. Vitet e fundit ajo nuk ka patur shumë fat në dashuri, por tashmë ndodhet në një lidhje romantike me agjentin e ‘Real State’, Dalton Gomez.
Ariana Grande është hapur rreth romancës së saj me Dalton Gomez në albumin ‘Positions’ duke u shprehur me detaje rreth marrëdhënies së tyre.
27 – vjeçarja është njohur me të dashurin e saj në fillim të këtij viti nga një shoqëri e përbashkët e tyre. Dhe duket se pasioni i tyre është ende i fortë dhe i zjarrtë, saqë ajo nuk lë pa përmendur dhe momentet më intime në albumin e ri.
Duke u mburrur me aftësitë e saj seksuale, Ariana shkon në detaje më të thella duke treguar edhe zgjimin e fqinjëve prej zhurmave të shkaktuara nga ajo dhe i dashuri. Në një varg ajo thotë: “Dëgjoj fqinjët duke bërtitur” Tërmet! “. 1.5 ballë kur bëj që shtrati të tundet”.
Teksti i këngës ka shokuar fansat e rinj nga guximi i saj duke përmendur se netët e zjarrta deri në orët e para të mëngjesit në shtrat janë dukur si tërmete për fqinjët e tyre. Duket e çuditshme se si ajo është shprehur në një mënyrë ndryshe nga se jemi mësuar ne të dëgjojmë, e aq më tepër kur bëhet fjalë për vetë atë dhe të dashurin e saj.