Showbiz

Ariana Grande hedh kunja për yjet e TikTok-it, kush mendoni se ka të drejtë?!

Ylli i muzikës ndërkombëtare Ariana Grande po shijon suksesin e albumit të saj më të ri “Positions”, single-in e të cilës e kemi transmetuar edhe në “Lancio” menjëherë pas publikimit për të gjithë dëgjuesit tanë.

Ariana po promovon albumin e ri jo vetëm në rrjetet sociale por edhe nëpërmjet intervistave të ndryshme një prej të cilave po bën shumë zhurmë në rrjet. Teksa shumica e personazheve të famshëm janë angazhuar me thirrje dhe fushata online për të nxitur amerikanët të votojnë, nga ana tjetër një pjesë e tyre as që duan t’ja dinë.

Disa nga yjet e aplikacionit TikTok së fundmi janë kritikuar për mospërfshirjen në zgjedhjet e SHBA-ve dhe sikur të mos mjaftonte kjo ata kanë thyer rregullat anti-Covid duke dhënë një dorë në përkeqësimin e situatës së Koronavirusit në Amerikë.

Në një intervistë të publikuar nga “Elite Daily”, 27-vjeçarja thotë se këta yjet e TikTok po dalin sipas qejfit në rrugët e qytetit duke mos ruajtur distancën, ata shihen të fotografuar pa maska duke shëtitur e xhiruar video për platformat e tyre. “Sikur të mos mjaftonte kjo, ata organizojnë festa sa herë dëshirojnë dhe aty nuk mbajnë distancë. Ata po nxisin fansat të bëjnë të njejtën gjë. Çfarë dreqin është kjo, vendet e tjera po dalin shumë shpejt nga karantina dhe numri i të infektuarve të tyre po ulet. E keni parë sa keq janë gjërat në vendin tonë?” -tha Ariana gjatë intervistës.

Disa nga yjet e TikTok që kanë shkelur rregullat e karantinës janë Bryce Hall, Thomas Petrou, Charli dhe Dixie D’Amelio si dhe ajo që ka më shumë ndjekës nga të gjithë Addison Rae.