Best of Live From Tirana of 2025
I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Armando Hidi, personal trainer, për të folur më shumë për rëndësinë e të ushqyerit mirë dhe si të kujdesemi për shëndetin dhe trupin tonë…
Ti e blen vitaminën D në farmaci, i beson vlerës së saj?
Po. I besoj vlerës së sah 100% të provuar tek vetja ime personalisht. Unë kisha mungesë të vitaminës D dhe nuk e dija. Nuk më kishte shkuar në mendje, sepse është kjo ideja që kur je i ri nuk ke nevojë sepse trupi mban. Unë kisha probleme, kisha shqetësime, ankth, sepse kisha vitaminën D të ulët. Që në momentin kur unë fillova ta çoja në normë, nuk kisha më shqetësime, u përmirësova, nuk kisha shqetësime, nuk sëmuresha më si më parë. Një element i vogël sa ta ndryshon jetën dhe gjithë shëndetin tënd. Sidomos femrat, sepse mashkulli është më i fortë si organizëm, është më luftëtar, kurse femrat vuajnë sepse kanë dhe lëvizje hormonale që i shkakton më shumë probleme se mashkullit.