Best of Live From Tirana of 2025
I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Armando Hidi, personal trainer, për të folur më shumë për rëndësinë e të ushqyerit mirë dhe si të kujdesemi për shëndetin dhe trupin tonë…
Sipas një studimi, të rinjtë sot bëjnë më pak seks se 40-vjeçarët. Si është lidhja mes ushqimit dhe uljes së testosteronit.
Ushtrimi me pesha, është e vërtetuar shkencërisht që stimulon prodhimin e testosteronit. Mashkulli që të prodhojë testosteron, duhet të jetë i fortë. Në momentin që ke testosteron të lartë, do kesh dhe dëshirë të lartë. Shto dhe pjesën sociale, që ne sot mashkullin e kemi zbutur. Shikoj dhe këtë luftën e femrave për ta ulur, pa qenë maskilist. Duke dashur që të fitojnë të drejtat e tyre, efekti anësor ky ishte, që i bënë më të butë. Meshkuj më të butë, do të thotë që ulet testosteroni. Unë e shikoj dhe nëpër palestra, është shumë fast. Çdo gjë është bërë ‘fast food’ sot, edhe seksi. Shikoj meshkuj që pëlqejnë një vajzë, rrotullohen nja dy ditë, e shikojnë që nuk ka interes dhe e lejnë fare, dalin tek tjetra. Më përpara, fiksohej me një, madje zihej dhe me meshkuj të tjerë që ‘mos e shih ti se e dua unë’. Interesi i lartë bën që të rritet dhe dëshira, ti të fantazosh. Në momentin që të jepet shansi përta takuar e për të dalë, ti të jesh euforik, jo thjesht ta shohësh si punë.