Best of Live From Tirana of 2025
I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Armando Hidi, personal trainer, për të folur më shumë për rëndësinë e të ushqyerit mirë dhe si të kujdesemi për shëndetin dhe trupin tonë…
Cili është armiku numër 1 i njeriut në kohët moderne, sheqeri, ushqimet fast food, apo ushqimet e konservuara në market?
Fast food-et nuk mund t’i fus sepse janë shumë të rralla, nuk haen përditë. Sheqeri është i pashmangshëm. Për mua sheqeri mbetet armiku numër 1, ai industrial. Se ai që merret nga frutat, ka fibra dhe e ngadalëson përthithjen në organizëm, kurse sheqeri i pastër është koncentrat, është sikur pi ilaçe, që ta jep efektin menjëherë. Ai në doza të larta të shkakton shumë probleme. Por është një miks, se njeriu nuk ushqehet vetëm me sheqer, ushqehet dhe me fast food, ushqehet dhe me konserva, ti në një ditë të plotë i merr të treja. Do hash ushqime të konservuara, se nuk gjen dot ushqime të freskëta, do hash një fast food se nuk ke kohë në drekë ose në darkë, do hash dhe një ëmbëlsirë se të shijon. Pra të treja këto, ti i ke të pashmangshme në rutinën tënde ditore.