Live From Tirana

Si ndikon ushqimi jo i shëndetshëm tek ne? Trajneri personal: “Stres kronik, ankth…”

Best of Live From Tirana of 2025

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Armando Hidi, personal trainer, për të folur më shumë për rëndësinë e të ushqyerit mirë dhe si të kujdesemi për shëndetin dhe trupin tonë…

Çfarë i ndodh gjendjes tonë emocionale nëse ne ushqehemi keq në mënyrë të vazhdueshme?

Në momentin e parë që ti ha shumë karbohidrate dhe shumë yndyrë, trupi është në shok. Gjithë këtë vlerë që përthith e ka në gjak, duhet ta eliminojë nga gjaku. Pra të rrisi të gjitha hormonet, insulinën kryesisht, për të ulur sheqerin në gjak. Në momentin që një prodhim shumë të lartë insuline, rritet dhe kortizoli i trupit. Ti do jesh shumë më i stresuar. 

Personat që konsumojnë më shumë fast food dhe sheqer, janë më nervozë?

Absolutisht. Rritja e kortizolit është sa i mirë, aq dhe ‘fight or flight’, pra ose lufto, ose ik me vrap. Ky është një jormon që të përgatit për këtë gjë. Në momentin që ti e mban të gjallë këtë hormon, ti do jesh gjithë kohën konstant dhe trupi jot do jetë gjithë kohën në alarm. Kjo është arsyeja pse sot kemi shumë ankth, sepse kemi stres kronik. Kjo e bën njeriun që të jetë gjithë kohën në alarm.