Best of Live From Tirana of 2025
I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Armando Hidi, personal trainer, për të folur më shumë për rëndësinë e të ushqyerit mirë dhe si të kujdesemi për shëndetin dhe trupin tonë…
Një njeri që ushqehet keq, a është një njeri më negativ se dikush që ushqehet mirë?
Kjo është një nga ato pyetjet që do të më bëjë viral, por unë do them që po. Jo domosdoshmërisht, por në pjesën dërrmuese është, sepse një person që nuk do veten dhe nuk i dhimbset vetja, nuk mund të dojë tjetrin. E dyta, në momentin që ti ushqehesh keq, do kesh probleme të tjera që do të bëjnë më agresiv, më të lig dhe kjo të helmon shpirtin.