Lifestyle Live From Tirana

“As një gotë alkool sepse…”/Armando Hidi: Trupi nuk e njeh si ushqim!

Best of Live From Tirana of 2025

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Armando Hidi, personal trainer, për të folur më shumë për rëndësinë e të ushqyerit mirë dhe si të kujdesemi për shëndetin dhe trupin tonë…

Çfarë i ndodh trupit të një njeriu emocionalisht kur pi alkool?

Një person që ka shumë vite që pi, nuk mund të rri dot më esëll. I duket jeta shumë e mërzitshme sepse do dozën me të cilën është mësuar pqr t’u ndier ashtu siç ndihet. Alkooli është drogë që krijon varësi dhe duhet të pish akoma më shumë për të marrë efektin që e ke pas marrë me një gotë. Duke u shtuar doza, rritet toksiciteti në gjak. Kjo ngarkon shumë mëlçinë e cila është si një minierë ari për trupin, sepse ajo i ha të gjithë kolpot dhe ka një aftësi rigjeneruese, është i vetmi organ që mund të rindërtohet sërish, të vetëshërohet. Dhe pavarësisht se ka këtë efekt, alkooli është aq i dëmshëm sa e prish mëlçinë deri sa e shkatërron dhe e nxjerr jashtë funksioni. Duke u ushqyer keq dhe duke pirë, ti përveç se vret dhe qelizat e trurit, ti nuk do mirëfunksionosh dhe do kesh shumë probleme të tjera si me memorien, nuk do mbash mend, nuk do jesh në realitet, nuk do kuptosh se ku jeton se je shumë ‘out’. Me studime, asnjë gramë alkool nuk të bën mirë. Është toksicitet i pastër, trupi nuk e njeh. Alkooli në vetvete është toksinë që nuk është ushqim. Të bën ‘brain fog’, nuk mendon qartë, ta ul komplet veprimtarinë tënde, të bien reflekset. Pse thonë që mos e përdor alkoolin kur i jep makinës, sepse ti mund të ecësh me 100km/h dhe të duket sikur po ecën me 40. Pra, ndikon drejtpërdrejtë në neuronet e trurit.