Gossip Showbiz

Arnold Schwarzenegger tallet me divorcin e tij me Maria Shriver?

Aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, solli humor në ceremoninë e “Hollywood Walk of Fame”, ku gazetari Chris Wallace u nderua me një yll më 18 shtator.

78-vjeçari e përshkroi Wallace si një “gazetar fantastik”, duke shtuar me të qeshur:

Unë di shumë për gazetarët. Kam dhënë mijëra intervista në jetën time. Por jo vetëm kaq, kam qenë edhe i martuar me një gazetare.

Më pas, ai bëri një batutë që shkaktoi të qeshura nga publiku:

I vetmi ndryshim midis Chris dhe Maria është se Chris nuk mori kurrë gjysmën e parave të mia.

Schwarzenegger dhe Maria Shriver ishin të martuar për gati 25 vite, nga viti 1986 deri në 2011, duke sjellë në jetë katër fëmijë: Katherine, Christina, Patrick dhe Christopher. Çifti u nda pas zbulimit të pabesisë së aktorit, i cili pranoi se kishte një djalë, Joseph Baena, me ish-shërbyesen e familjes.

Divorci u finalizua në vitin 2021, ndërsa sipas marrëveshjes, Shriver ka të drejtë për gjysmën e të ardhurave të tij, përfshirë pensionin.

Megjithëse ndarja e tyre bëri bujë në media, të dy kanë ruajtur marrëdhënie miqësore. Në një intervistë për “The Hollywood Reporter” vitin e kaluar, Schwarzenegger u shpreh:

Ishte dështimi im. Por pavarësisht dramës, kemi mbetur shumë të afërt. I festojmë së bashku Pashkët, Ditën e Nënës, Krishtlindjet dhe ditëlindjet e fëmijëve tanë.