Kompania britanike, Nothing ka prezantuar modelin e parë të kufjeve, të quajtura Headphone (1). Ky model i ri vjen me një dizajn të veçantë dhe karakteristika të avancuara teknologjike. Headphone kanë një dizajn të veçantë, me një trup të përbërë nga materiale të cilësisë së lartë. Këto kufje janë të dizajnuara për të ofruar një përvojë të shkëlqyer dëgjimi dhe komoditet gjatë përdorimit të gjatë.
Headphone (1) do të jenë të disponueshme për shitje duke filluar nga 15 korriku 2025. Siguron cilësi të lartë të zërit dhe bas të thellë, lejon përdoruesit të përqendrohen në muzikë pa ndërprerje nga zhurmat e jashtme. Kohëzgjatja e baterisë, ofron deri në 80 orë përdorim pa ANC aktiv. Përputhet me aplikacionin Nothing X për personalizim të avancuar. Mbështet lidhjen me dy pajisje njëkohësisht. Ofron butona fizike për kontrollin e muzikës dhe thirrjeve.
Thuhet se Apple po zhvillon në mënyrë aktive një version të kufjeve AirPods me një kamerë të integruar. Analisti Mark Gurman pretendon në raportin e tij të fundit se Apple është duke punuar në një version AirPods, që do të ketë kamera të integruara. Sipas njohurive të tij, teknologjia e lartpërmendur me shumë mundësi nuk do të shfaqet në kufjet AirPods Pro 3 dhe qëllimi i teknologjisë është që kufjet të kuptojnë më mirë mjedisin e përdoruesit.