Bota Botë e Çuditshme

Asgjë dhe askush nuk e ndal dashurinë, çifti izraelit martohet në një bazë ushtarake!

Në mes të përleshjeve të përshkallëzuara midis Hamasit dhe forcave izraelite, një burrë dhe një grua vendosën të kryenin ceremoninë e dasmës në një bazë ushtarake. 33-vjeçari Nadav, nga Rishon Lezion, kishte planifikuar të lidhte kurorë me partneren e tij prej katër vitesh, Noam, në një ceremoni. Megjithatë, për shkak të thirrjes së tij të papritur në detyrë si rezervist i ushtrisë izraelite, planet ndryshuan.

Nadav organizoi gjithçka që dasma të mbahej në bazën ushtarake ku ai shërben dhe këngëtarja e njohur Hanan Ben Ari u paraqit vullnetarisht në dasmë. Dasma u zhvillua dhe siç shihet edhe në videon e bërë virale në rrjet, si çifti ashtu edhe të ftuarit e kanë shijuar me shumë muzikë dhe kërcime.