Politikë Zgjedhjet 2025

“Askush të mos guxojë të prekë votën tonë”, Agron Shehaj në Kamëz: “Mundësia” forcë e tretë. Synojmë të hyjmë si grup parlamentar

“Askush s’mund ta prekë një votë të “Mundësisë”. Sa më shumë ta zgjasim dorën aq më shumë do bëhen. Votën e atyre që votojnë ndryshimin nuk e prek askush. Procesi i numërimit është i filmuar, s’ka shanse që të prekin votën tonë”.

Me këto fjalë i është drejtuar, kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj mbështetësve të kësaj force politike në bashkinë Kamëz.

LEXO EDHE: Shehaj te berberi: Si në biznes edhe në politikë nuk janë të gjithë hajdutë, duhen larguar derisa gjen të ndershmin
Ai u shpreh se zgjedhjet e 11 majit janë zgjedhjet e fundit që janë në këtë mënyrë. Shehaj i ka inkurajuar ata se nëse pritshmëria në fillim ishte të arrihej 10% e votave, tani po rriten pritshmëritë.

“Është arritje për ne të hyjmë në parlamentin e ardhshëm me një grup deputetësh. Duke patur parasysh se kemi 1 vit që ekzistojmë dhe të jemi forcë e tretë është shumë për ne.

LEXO EDHE: “Kur ka Big Brother, unë nuk dal në intervista se nuk më ndjek njeri”/ Kush e fiton BBVA4? Ja si përgjigjet politikani Agron Shehaj

Të mos ju duket e pamundur që në ndonjë qark mund të jemi dhe parti e dytë. Jua lë juve ta gjeni cili qark mund të jetë”, tha Shehaj.