Sa i përket rihapjes së kufijve, Austria dhe Gjermania janë dy vendet më të fundit të BE-së që ranë dakord për heqjen e kufizimeve në lëvizje. Nga e premtja, në vendkalimet e tyre kufitare rifillojnë kontrollet, ndërsa nga 15 qershori rinis lëvizja e lirë. Kancelari austriak, Sebastian Kurz u shpreh se duan të lehtësohet jeta e përditshme e qytetarëve, duke ndërmarrë një tjetër hap drejt normalizimit, pas izolimit total. Rikujtojmë se deri tani në gjithë botën janë rreth 4 milionë e 300 mijë raste me COVID-19 e më shumë se 292 mijë viktima.