Aktualitet Sport

Autokolonat ‘kuq e zi’ përshkojnë rrugët e Tiranës, tifozët fillojnë të mblidhen 4 orë para ndeshjes Shqipëri-Serbi

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sonte në orën 20:45 kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Sfida për shumë tifozë e tejkalon anën sportive dhe në pah del historia e trazuar mes popujve.  Sot Tirana është kthyer në kryeqytet të shqiptarëve, të cilët kanë ardhur nga të gjitha trevat shqipfolëse e mbarë bota, në mbështetje të Kombëtares. Rrugët dhe bizneset janë ngjyrosur kuq e zi, me tifozë të panumërt që shprehin optimizmin për një fitore të Shqipërisë përballë Serbisë. Autokolonat me flamujt kombëtarë përshkojnë pa ndalim rrugët e kryeqytetit.

LEXO EDHE: Shqipëri-Serbi, “The Guardian”: Gati pajisjet kundër dronëve, Ismail Morina është “zhdukur”!

Interesi i shqiptarëve për të parë ndeshjen në “Arenën Kombëtare” ishte tejet i lartë, me rreth 200 mijë kërkesa për bileta. Më shumë se 4 orë nga nisja e ndeshjes ata janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë nisur festën me tupana, këngë patriotike dhe valle popullore.

 

Me flamurin kuqezi mbi shpinë, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren Shqiptare