Aktualitet

Avokati i Popullit pret denoncimet e banorëve, Ballanca: Për Thethin nuk ka ende ankesë nga qytetarët, mund të na dërgojnë edhe SMS

Institucioni i avokatit të popullit pret denoncimet e qytetarëve për tu aktivizuar e për të kuptuar nëse ka shkelje të procedurave dhe të drejtave të banorëve të Thethit, atu ku prej ditësh po mbahet aksioni për shembjen e objekteve pa leje

 “Nuk ka ende ankesë nga qytetarët, por ata mund të na çojnë sms e të na tregojnë”, tha Avokati i Popullit, Erinda Ballanca

Këtu nga Tirana zonja Ballanca e vuri theksin tek monitorimi i situatës përmes medias

 “Ne duhet ta shohim situatën, por presim ankesa. Ndërkohë që dua të bëj të qartë se avokati i popullit është kundër ndërtimeve pa leje”, u shpreh Ballanca.

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish për situatën në Theth, ku po prishen ndërtimet pa leje. Në mbledhjen me deputetë e drejtorë të bashkisë në Tiranë, u shpreh se shumica e atyre që ndërtuan pa leje për qëllime fitimi, nuk janë banorë vendas.

Ndërkaq, Rama vuri në dukje se Policia e Shtetit po vijon hetimet, se “kush qëndron pas pushtimit kriminal të qendrës së Thethit”. Në mbledhje janë të pranishëm edhe drejtues politikë të qarqeve.