Bota Botë e Çuditshme

Babai që shkoi për të marrë djalin pasi doli me alkool rezulton më i dehur se ai, policia iu heq patentën të dyve!

Policia rrugore në Padova i hoqi patentën një 30-vjeçari dhe e zbriti nga makina pasi kishte konsumuar alkool dhe testi tregonte se e kishte kaluar limitin. Por efektivët mbetën të çuditur, kur të riun shkoi për ta marrë babai i tij me makinë, i cili rezultoi 2 herë më i dehur se i biri.

Për këtë arsye, agjentët nuk hezituan të bënin të njëjtën gjë, duke i hequr patentën dhe babait të 30-vjeçarit. Gjithçka ndodhi kur Policia rrugore e Padovas kishte dalë për kontroll dhe rezultoi se u ndaluan 23 shoferë që kishin sasi të mëdha alkooli në trup.