Sport

Bajerni provoi të kopjonte Murinjon në Champions, nën hetim nga UEFA! Mund ta pësojnë rëndë Olize me Kimish!

Bajern Mynih ka mundur me shifrat 6-1 Atalantën në Itali dhe praktikisht ka siguruar biletën në çerekfinale. Por veprimet e bavarezëve në fundin e ndeshjes kanë përfunduar nën hetim nga UEFA. Shkak janë bërë kartonët e verdhë të Olize dhe Kimish, të cilët si teori, janë të pezulluar për ndeshjen e kthimit ndaj italianëve.

Të dy lojtarët me veprimet e tyre morën kartonë të verdhë dukshëm me qëllim, në mënyrë që të vuanin pezullimin në javën tjetër dhe pastaj të ishin të “pastër” për çerekfinalet e turneut ku përballë është Real Madrid apo Mançester Siti. Por UEFA në të kaluarën ka dhënë sanksione për veprime të tilla.

Olize vonoi gjuajtjen e një goditje këndi kur rezultati ishte 6-0 për ekipin e tij dhe mori kësisoj kartonin e verdhë, ndërsa edhe Kimish vonoi një rivënie loje 45 sekonda dhe u ndëshkua për të njëjtën arsye në fundin e ndeshjes. UEFA zakonisht ndëshkon me dy ndeshje penalizim kartonët e verdhë me dashje dhe kjo mund të bëjë që të dy lojtarët të mungojnë në ndeshjen e parë të çerekfinaleve.

LEXO EDHE: ‘Finalissima’ spostohet nga Doha për shkak të bombardimeve, ofrohet ‘Bernabeu’ për finalen Spanjë – Argjentinë!

Rasti më u bujshëm i një veprimi të tillë e një dënimi më pas nga UEFA, ishte ai i Serxho Ramos me Real Madrid përballë Ajaksit, kur i udhëzuar nga Murinjo, mbrojtësi mori të verdhë me dashje me vonesa loje. UEFA e ndëshkoi atë me dy ndeshje duke bërë që të humbte edhe një takim në turin pasardhës.

LEXO EDHE: Kategoria Superiore mbylli fazën e tretë, Vllaznia superiore ndaj ekipeve të tjera në 9 javët e fundit!