Gjykata Kushtetuese sot pritet të vendosë nëse do të kalojë apo jo për shqyrtim ankimimin e kryeministrit Edi Rama, lidhur me çështjen e pezullimit të zëvendëskryeministres, njëherazi ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, me vendim nga Gjykata e Posaçme (GJKKO).
Qeveria kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit e Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, si edhe Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave.
Po ashtu, ekzekutivi kërkon shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së për pezullimin e ministres Balluku nga detyra. GJKKO-ja ka vendosur dy masa sigurie për Ballukun, atë të pezullimit nga detyra dhe ndalimin e lëvizjes jashtë vendit.