Gossip Showbiz

Banori e fton sërish në shtrat, cili ishte reagimi i Eglit?

Pas një periudhe të vështirë mes tyre, gjatë së cilës Gjesti e kishte injoruar plotësisht dhe kishte shkaktuar lotët e Eglit, duket se dyshja ka arritur të rikthejnë komunikimin.

Mbrëmjen e djeshme, ata u panë duke biseduar sërish, ku Gjesti vazhdoi të shprehte shqetësimet për ish-partneren e tij, Xhenetën.

Ai e akuzoi për dëmtime emocionale dhe shprehu dyshime për sinqeritetin e saj.

Pak më vonë, kur banorët ishin shtrirë për të fjetur, një situatë e papritur ndodhi.

Gjesti e ftoi Eglin në shtratin e tij, dhe pa shumë hezitim, ajo u shtrir pranë tij, duke lënë pas tensionet e ditëve të fundit.

Egli u duk e gëzuar dhe e buzëqeshur, gati për të kaluar natën në shoqërinë e tij.

Nga ana tjetër, Valbona nuk mungoi të komentonte me ironi nga larg, duke thënë:

Mos ju paftë syri i keq

Ndërsa Egli, që kërkoi falje për ndodhitë e mëparshme, i tha Gjestit:

Më shpërfill totalisht, nuk dua të rri më këtu

Gjesti, me një përgjigje qetësuese dhe me humor, iu kthye:

Po xhelozojnë

Ky moment i afërsisë mes Eglit dhe Gjestit ka shtuar interesin dhe diskutimet mes banorëve dhe ndjekësve, të cilët tashmë janë kureshtarë të shohin se si do të zhvillohet marrëdhënia e tyre pas këtij rikonfigurimi të mundshëm të lidhjes.