Barack Obama kritikon republikanët dhe pasardhësin Donald Trump. Në një fjalim në Universitetin e Illinois-it, ish-Presidenti tha se “Amerikanët po jetojnë në kohë të rrezikshme” dhe akuzoi republikanët për shkatërrim të aleancave globale. Ndërkaq, Obama iu bëri thirrje demokratëve të votojnë në zgjedhjet për Kongresin në Nëntor, siç u shpreh “Për të rikthyer humanizmin në administratën amerikane”.