Kreu i PD-së e cilësoi Edi Ramën një kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare. Duke iu referuar rastit të Valdrin Pjetrit të Bashkisë së Shkodrës, i dënuar sipas opozitës për trafik droge në Itali, Lulzim Basha tha se Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë. “Valdrin Pjetri duhet të merret urgjentisht i pandehur, sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit duke fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge” tha kryedemokrati.