Aktualitet

Basha u bashkohet protestës së artistëve te Teatri Kombëtar

Mbrëmë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu bashkua artistëve te Teatri Kombëtar, duke bërë të ditur se do të qëndronte aty gjatë orëve të natës, në mbrojtje të godinës. Për Bashën, ky teatër është më shumë se një ndërtesë, është vija e fundit pas së cilës vjen diktatura. Ndërkaq, Presidenti Ilir Meta dorëzoi në Kushtetuese padinë e dytë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Dokumenti i depozituar në Gjykatë ka si objekt shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për kalimin e godinës së Teatrit Kombëtar, në pronësi të Bashkisë Tiranë. Meta kërkon rrëzimin e vendimit.