Aktualitet

Basha vazhdon me akuzat kundrejt qeverisë për keqmenaxhimin e situatës së pandemisë

Nga Durrësi ku takoi qytetarë e përfaqësues të biznesit, Lulzim Basha sërish akuzoi qeverinë për keqmenaxhimin e situatës së pandemisë, sipas tij, “në kurriz të shqiptarëve”. Kreu demokrat tha se “Në Durrësin që ende vuan pasojat e tërmetit të nëntorit, koronavirusi vetëm se e ka thelluar më shumë krizën ekonomike”. “Janë të shumtë ata që nuk kanë marrë rrogën e premtuar nga qeveria”, – deklaroi Basha. Ai shtoi se “rihapja e bizneseve me fasha orare të reduktuara, veç uljes së xhiros shoqërohet me faturat e larta të energjisë, tatimeve e taksave vendore”.