Muajin e ardhshëm, Bashkimi Europian do të dërgojë një mision vlerësues në Kosovë. Ekspertët e tij do të qëndrojnë nga data 24 deri më 28 Shtator, për të parë përparimin e vendit në fushën e Drejtësisë, sidomos sa i përket zbatimit të vendimeve gjyqësore. Dërgimi i këtyre misioneve ndihmon të përcaktohen prioritetet kyçe për Kosovën në rrugën europiane. Gjithashtu, lidhen me procesin e liberalizimit të vizave.