Prodhuesit e automjeteve nuk do të lejohen të shesin makina të reja me benzinë/naftë në Evropë për 10 vjet. Këtë javë, Komisioni Evropian (KE) krahu ekzekutiv i BE-së ripohoi angazhimin e tij ndaj qëllimit të shpallur fillimisht vite më parë; asnjë makinë e re që nxjerr emetimet e dioksidit të karbonit nga viti 2035. Por, përpara se të ndodhë kjo, emetimet do të duhet të ulen me 55% deri në fund të kësaj dekade.
Ndryshimi i vë shumë kompani në rrezik të paguajnë gjoba të mëdha për tejkalimin e objektivave të emetimeve. Megjithatë, KE planifikon t’u japë prodhuesve të automjeteve më shumë kohë për të përmbushur objektivat. Në vend që të zbatojnë rregullat e reja në vitin 2025, kompanitë tani kanë kohë deri në vitin 2027 për t’u zbatuar. BE planifikon gjithashtu të ndihmojë prodhuesit e automjeteve të përshpejtojnë adoptimin e automjeteve elektrike duke mbështetur prodhimin e baterive.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një përjashtim për tarifat e automjeteve për Meksikën dhe Kanadanë për një muaj. Kështu deklaroi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e cila ka dhënë disa detaje gjatë një konference për shtyp me mediat në Shtëpinë e Bardhë. “Biseduam me tri gjigantët e shitjeve të automjeteve. Do të bëjmë një përjashtim prej një muaji për çdo automjet që kalon përmes USMCA”-tha Trump në një deklaratë të lexuar me zë nga Leavitt.
“Tarifat reciproke do të hyjnë në fuqi më 2 prill. Por, me kërkesë të kompanive që janë të lidhura me USMCA, presidenti po u jep atyre një përjashtim për një muaj në mënyrë që ata të mos jenë në një pozicion ekonomik të pafavorshëm”-shtoi ajo. Kanadaja gjatë ditës së djeshme ka vendosur tarifë prej 25 për qind për të gjitha produktet amerikane.