Ajo është një ndër artistet më të dashura të publikut e sidomos për ne shqiptarët që krenohemi dyfish me të. Bebe Rexha së fundmi ka qenë mjaft aktive në muzikë, rrjete sociale e sidmos në TikTok ku na shfaqi për herë të parë look-un e ri me flokë të kuqe.
Bukuroshen me origjinë shqiptare e kemi parë më seksi se kurrë në klipin muzikor “Baby I’m Jealous” në bashkëpunim me reperen Doja Cat, një këngë që po korr një sukses të jashtëzakonshëm. E ndërkohë që Bebe po e shijon suksesin e saj, së fundmi ajo ka pranuar të bëjë debutimin e parë si aktore në një film komedi.
https://www.instagram.com/p/CG5KSSagTlR/
Së shpejti atë do ta shohim krah yllit hollivudian Kristen Bell në një realizim që jo vetëm do t’i dhurojë plot të qeshura publikut por që gjithashtu do t’u shfaqë atyre një histori të vërtetë.
Ka qenë “Hollywood Reporter” tabloidi që ka zbuluar për herë të parë se filmi i quajtur “Queenpins” tregon historinë e një amvise (Kristen Bell), që i ka ardhur shpirti në majë të hundës duke u kujdesur për bashkëshortin dhe duke qenë një qytetare e denjë. Ajo më pas formon një klub të paligjshëm kuponash duke arritur të mashtrojë dhjetra kompani. Krah saj do të jetë Tempe Tina (Bebe Rexha) e cila është një ‘hacker’ kompjuterash mjaft e zonja.
“Ky është filmi perfekt për Beben që do të bëjë debutimin e saj. Ajo është një talent i madh, një super yll ndërkombëtar dhe ne e donim për këtë rol si Tempe Tina, një hacker-e kompjuterash, që ndihmon personazhet tanë me mashtrimet e tyre. Ne e dimë që ajo do t’i shtojë kastit argëtim, talent dhe personalitet”– thotë Adam Fogelson, kreu i Grupit Motion Picture STX films.