Gossip Showbiz

Bebe Rexha pushton iTunes në botë! “New Religion” ngjitet në vendin e parë global?

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha po shënon një tjetër sukses të madh në skenën globale të muzikës. Projekti i saj më i ri, “New Religion”, është ngjitur në vendin e parë të toplistës botërore të iTunes, duke konfirmuar edhe një herë ndikimin e saj në industrinë ndërkombëtare.

Kënga, e cila i përket zhanrit euro-dance, vjen në bashkëpunim me grupin legjendar britanik të muzikës elektronike Faithless dhe ka arritur të fitojë menjëherë pëlqimin e publikut.

Përveç suksesit global, “New Religion” është renditur në vendin e parë edhe në toplistën e iTunes në United Kingdom, duke dëshmuar edhe një herë popullaritetin e madh të artistes në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Ky projekt muzikor është pjesë e albumit të ri të këngëtares, “Dirty Blonde”, i cili pritet të publikohet së shpejti. Deri më tani nga ky album janë prezantuar disa këngë, përfshirë “Çike Çike” dhe “I Like You Better Than Me”, të cilat gjithashtu kanë tërhequr vëmendjen e fansave.

Megjithatë, “New Religion” duket se është projekti më i preferuar deri më tani. Vetëm një ditë pas publikimit, kënga ka grumbulluar mbi një milion dëgjime në platformat e transmetimit muzikor, duke treguar interesin e madh të publikut për materialin e ri të artistes.

Me këtë arritje, Bebe Rexha vazhdon të dëshmojë se mbetet një nga artistet shqiptare më të suksesshme në industrinë globale të muzikës.