Politikë

Begaj përshëndet rezolutën për integrimin: E vetmja qasje e drejtë për anëtarësimin, dëshmi e politikës së përgjegjshme!

Presidenti i vendit, Bajram Begaj, ka përshëndetur votimin e rezolutës për procesin e anëtarësimit në BE me e114 vota pro dhe një abstenim.

Kreu i shtetit shprehet se kjo është përgjigjja e duhur ndaj Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2025 dhe ndaj Raportit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian.

“Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në BE është përgjigjja e duhur ndaj Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2025 dhe ndaj Raportit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian.  Kjo rezolutë shënon qasjen e vetme të drejtë: qasjen e bashkëpunimit, kompromisit dhe konsensusit për arritjen e këtij objektivi strategjik kombëtar. Ajo është dëshmi e pakundërshtueshme e një politike serioze dhe të përgjegjshme, të fokusuar plotësisht në agjendën reformuese të vendit për transformimin demokratik, institucional, ekonomik dhe social.  Përshëndes këtë akt të çmuar të bashkëpunimit parlamentar”, shkruan Begaj.

LEXO EDHE: Votohet njëzëri rezoluta! PS-PD bëhen bashkë për Europën! Zbulohen prapaskenat e paktit!

Në momentin kur dukej një diferencë e thellë qëndrimesh mes maxhorancës dhe opozitës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, në Parlament doli tym i bardhë papritmas.

Janë të pakta rastet kur në Parlamentin e Shqipërisë arrihet konsensus mes PS dhe PD për dokumente të përbashkëta, siç ndodhi paraditen e kësaj të enjteje me rezolutën për integrimin.

Rezoluta parashikon bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe angazhim për avancimin e integrimit.

LEXO EDHE: Projektligji për financimin e partive politike, Peleshi i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion!