Bota

Belgjika vendosi tarifë për gazetarët të cilët raportojnë nga samitet e BE-së

Belgjika ka vendosur që nga 1 Qershori të paguajë një tarifë prej 50 eurosh për gazetarët që do të ndjekin samitet evropiane për të mbuluar shpenzimet e kontrolleve të sigurisë në pasaportat e tyre. Vendimi nxiti reagimin e menjëhershëm të shoqatës së gazetarëve ndërkombëtarë (Apis) dhe të atyre belgë. Ata e konsiderojnë si diskriminues këtë kuotë pasi ajo sipas tyre është selektive dhe kosto shtesë për gazetarët e pavarur ose mediat e vogla.