Celebrities Live From Tirana

Big Brother apo Për’puthen? Ja kë zgjedh Anaid Kaloti…

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar ish-konkurrenti dhe fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti. Por, si ka qenë jeta para dhe pas këtij reality show për Anaidin, duke qenë se kanë kaluar 8 vite, ai na tregon më shumë vetë…

Më përpara luftoja për të ikur jashtë shtetit po nuk ja dola. Kam qenë një motorrist i çmendur. Nuk kisha qëllim për të hyrë në Big Brother. Pas fitores isha i çoroditur, për rreth një vit, sepse nuk je mësuar të të flasin të gjithë. Big Brother për ne ka qenë më keq se burgu. Ka qenë shumë i fortë për tu përballuar psikologjikisht. Nuk dita ta menaxhoj mirë famën. Dolëm fitues, morëm lekët dhe çdokush vazhdoi jetën e vetë. Me lekët krijova një sipërmarrjen timen si dhe kam blerë edhe një tokë në Shkodër.

U orientova nga biznesi. Në Big Brother do të hyja përsëri. Në Për’puthen kurrën e kurrës. Big brother është luftë dhe nuk gënjen askush për atë që është ndërsa në Për’puthen më shumë të jepet mundësia të gënjesh sesa të thuash të vërtetën. Nuk e bën dot një reality show në rrugë. Mendoj se asnjë konkurrent që ka dalë fitues nuk e ka menaxhuar mirë famën sepse del nga një shtëpi 100 ditore, i izoluar dhe përballesh me një bum njerëzish. Energjia e kundërt të trondit. 

Anaidi ka studiuar për gazetari, por kur e kuptoi Anaidi që gazetaria nuk bën për të?

Unë nuk e kam mbaruar shkollën, lash dy provime pa dhënë. Për çfarë të harxhoja kohën për një diplomë që më jep 400 maksimumi 500 mijë lekë në muaj me të cilat unë nuk do ta sigurojë dot jetën.