Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbështet idenë e ofrimit të biletave falas ushtarëve të Bundeswehrit që përdorin trenat në Gjermani. Kjo kategori ofron çdo ditë shërbim gatishmërie në situata emergjence, ndaj dhe duhet të udhëtojnë në rrugë të largëta. Por Hekurudha gjermane dëshiron të mbështesë ushtarët me bileta falas vetëm në linjat e trenave që nuk kanë shumë prenotime pasagjerësh.