Live From Tirana

Bledi Mane: “Rozana dhe Valbona janë futur në BBV se nuk marrin rrogë aty ku punojnë!”

I ftuar në studion e “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ka qenë gazetari i njohur Bledi Mane. Ai ka folur më shumë mbi banorët e “Big Brother VIP 4”, pa kursyer opinionet e tij ndaj tyre…

Ke gazetarë me vila të papara në Tiranë dhe buzë bregdetit të jugut, ka dhe gazetarë që dy prej tyre janë futur në “Big Brother” sepse nuk merrnin rrogë në televizionin ku punonin. Rozana dhe Valbona. Vjen një moment që lodhen, treten dhe energjitë e tyre shterojnë e kanë nevojë për pije energjike. Dhe pija e tyre energjike në këtë rast ishte “Big Brother”.  Uroj të mos kenë ardhur me ndonjë mendim të marrin ndonjë emision në Top Channel.