Rajoni

Blindohet Panairi i Selanikut

Masat e sigurisë blindojnë Selanikun për Panairin e 83-të Ndërkombëtar. Në terren kanë zbarkuar 5 mijë e 500 policë dhe 1 mijë e 500 pjesëtarë të grupeve të Ndërhyrjes së Shpejtë. Sipas traditës, përurimin e Panairit do ta bëjë Kryeministri i Greqisë. Aleksis Cipras pritet të mbajë një fjalim, si dhe do të japë një konferencë shtypi. Kësaj here, vendin e nderit në Panair e ka Amerika. Autoritetet i druhen protestave në frymën e pakënqësisë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe rolit në arritjen e Marrëveshjes Athinë-Shkup për Emrin e Maqedonisë.