Bota

Bllok printimit 3D të armëve në SHBA

Një gjykatës federal në Seattle të Shteteve të Bashkuara bllokoi publikimin e një programi kompjuterik që u lejon klientëve të printojnë në 3D nga interneti armë zjarri. Grupi që përkrah qasjen ndaj armëve, “Defense Distributed” publikoi për shkarkim skemat e armëve pas një marrëveshje me administratën e presidentit Trump. Por, 8 shtete dhe Distrikti i Kolumbias paditën qeverinë duke argumentuar se armët e pagjurmueshme përbëjnë rrezik për sigurinë.