Best of Live From Tirana of 2025
E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë blogerja Anisa Musta, po ashtu agjente real estate. Ajo ka folur më shumë për faktin se si po ‘shfrytëzohen’ fëmijët për të reklamuar gjëra në rrjete sociale…
Ka dhe prindër që sakrifikojnë për t’i siguruar të ardhmen fëmijës në mënyra të ndryshme, pa i përdorur, duke punuar vetë. Ajo gjë është ta shfrytëzosh fëmijën tënd dhe ta kthesh në një objekt gjenerimi parash. Këtu mendoj se qëndron kufiri. Nuk doja ta thoja kaq copë, por është njësoj sikur t’i nxjerrësh fëmijët për të lypur, thjesht kjo bëhet online dhe pak më e kuruar.