Sport

Botërori i Mundjes/ Chermen Valiev fiton përballjen e parë, sfida e radhës ndaj belgut Ibragim Ruslanovich Veliev!

Chermen Valiev ka nisur me sukses rrugëtimin e tij në Kampionatin Botëror të Mundjes “Zagreb 2025”, duke siguruar kualifikimin mes 16 më të mirëve në kategorinë deri në 74 kilogramë.

Në përballjen e zhvilluar sot në Kroaci, mundësi kuqezi, që mban aktualisht vendin e parë në renditjen botërore, dominoi ndaj mongolit Tugsjargal Erdenebat me rezultatin bindës 21-2. Ndeshja zgjati vetëm 2 minuta e 42 sekonda, duke treguar superioritetin teknik dhe fizik të Valiev.

Pas këtij suksesi të rëndësishëm, Valiev do të përballet në raundin tjetër me belgun Ibragim Ruslanovich Veliev, në një duel vendimtar për kualifikimin mes tetë më të mirëve të botës në këtë kategori.

Kujtojmë se dje Islam Dudaev u mposht në përballjen e parë, ndërsa mundësi tjetër që përfaqëson Shqipërinë, Zelimkhan Abakarov fitoi dhe do vijojë garimin.