Ellis kërkon 24 milionë dollarë dëmshpërblim, duke pretenduar se Cardi e kishte sulmuar, ofenduar dhe sharë me gjuhë raciste.
Në atë periudhë, reperja ishte shtatzënë dhe kishte një vizitë gjinekologjike të planifikuar.
Ajo mohon të ketë pasur kontakt fizik, duke theksuar se ishte ndjekur dhe filmuar nga truproja.
Një nga momentet më të përfolura ishte kur ajo pranoi se e kishte fyer rojen, por saktësoi:
Nuk e quajta të shëndoshë, e quajta kuçkë
-duke shkaktuar të qeshura në sallë.
Procesi mori tone të pazakonta kur avokati i palës paditëse e pyeti për flokët e saj, ndërsa më pas e ngacmoi për një lidhje të mundshme me banda.
Cardi i mohoi akuzat, por nuk ngurroi të shfaqte irritim ndaj pyetjeve, madje i tha avokatit të “hapë sytë”.
Ajo theksoi se e konsideron veten afro-karibiane dhe mohoi të ketë përdorur shprehje racore ndaj Ellis. Për shkak të tensioneve në sallë, gjyqtari u detyrua të ndërhynte për të ulur tonet.
Përveç dëshmive, edhe paraqitja e Cardi-t tërhoqi vëmendje. Një nga paruket e saj u krahasua online me modelin e Kris Jenner, duke u kthyer menjëherë në memet më të shpërndara të ditës.
Gjyqi pritet të zgjasë edhe disa ditë, ndërsa ndjekësit online e kanë kthyer në një spektakël të vërtetë komentesh dhe batutash.